TAKIM I RI THAÇI – DACIC

Postuar në 21 Maj, 2013 03:24

 

Në Bruksel sot pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Dacic, të cilët do të diskutojnë për planin e implementimit të marrëveshjes së arritur më 19 Prill, për normalizim të raporteve ndërmjet dy vendeve.

Bisedimet mbahen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Zbatimi i marrëveshjes për normalizim është kusht për të dy shtetet në rrugën e tyre të mëtejshme për integrim në Bashkimin Evropian.

Gjatë vizitës së djeshme në Beograd dhe Prishtinë, ministri i jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, është takuar me të dy kryeministrat, me ç’rast vlerësoi se marrëveshja është “historike” për ka kërkuar “hapa konkretë” për implementimin e saj”.

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.