"AK është kthyer në LK (Lekët e Kreshnikut)”

Pas një lumi largimesh dhe dorëheqjesh nga Aleanca Kuqezi, së fundmi ka dhënë dorëheqjen dhe Sekretari për Kulturën, Mystehak Xhemali. Motivi i largimit të tij nga AK është se, Kreshnik Spahiu nuk ka pranuar të bëjë analizë për largimet nga partia.
Xhemali, i cili ishte ngarkuar për organizimin e degës së Fierit të AK-së, thotë se Spahiu i është përgjigjur se, për këtë çështje nuk është e nevojshme të bëhen komente apo analiza. Por ish-Sekretari nuk e ka pranuar një gjë të tillë duke theksuar se nga AK është larguar “truri dhe shtylla kurrizore”.
Xhemali, gjithashtu ka shprehur kritika për hartimin e listës së kandidatëve për deputetë duke nënvizuar se AK tashmë mund të quhet LK (Lekët e Kreshnikut). “Akoma më keq e tejet tronditëse kanë qenë deklaratat e herëpashershme të kreut të AK se po të merrte mandatin e deputetit, do ta shiste atë tepër shtrenjtë. Kjo, miqtë e mi, ishte e turpshme dhe neveritëse,” thotë Xhemali në letrën e dorëheqjes.
SHEKULLI
Add new comment