Berisha çel fushatën në Lezhë: Në selinë rozë ka lumenj shpifjesh e trillimesh, por nuk ka lider

Partia Demokratike prezantoi pasditen e sotme kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të 23 qershorit për këtë qark.
Në fjalën e tij para simpatizantëve të mbledhur në shesh kreu i PD dhe njëherësh kryeministër i vendit Sali Berisha shprehu entuziazmin dhe mirënjohjen për pjesëmarrjen masive të qytetarëve, duke deklaruar se ky është starti më madhështor i fushatave të Partisë Demokratike në 20 vite.
Duke shpalosur investimet e realizuar nga qeveria e tij, Berisha u shpreh se qeveria i ka mbajtur premtimet gjatë këtyre viteve, duke shtruar rrugë, tubacione e kanalizime dhe duke e shndërruar Lezhën në një qytete europian, mjaft tërheqës për turistët.
Ai akuzoi liderin PS se bllokoi statusin e vendit kandidat, duke mos votuar tre ligjet dhe u bëri thirrje lezhjanëve që të votojnë për PD duke u bashkuar në rrugën e sigurt drejt Europës.
Berisha lëshoi një thirrje edhe për socialistët e Lezhës, duke qenë se në listën për deputetë të PD në këtë qark është edhe një socialist, Gjovalin Kadeli, që të bashkohen të gjithë, përtej bindjeve politike, duke u distancuar nga idetë antieuropiane të kreut të PS.
“Mblidhemi në nderim të njëri-tjetrit, këto vite në rrugën tonë drejt Europës na prin dhe frymëzon përjetësisht Skënderbeu. Ne ja dolëm të anëtarësojmë Shqipërinë në NATO, të firmosim marrëveshjen e stabilizim-asociimit, të lëvizim pa viza, të meritojmë statusin e vendit kandidat, por u bllokua për tre ligje.
Nga kjo tribunë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve demokratë, socialistë dhe qytetarë pa parti të bashkohemi për integrimin. Socialistë të Lezhës dhe Shqipërisë, në mendjen tuaj nuk qëndrojnë ide antieuropiane, ato ekzistojnë vetëm në mendjen e atij që ka uzurpuar PS. Në selinë rozë ka lumenj fjalësh, shpifjesh, trillimesh, por nuk ka lider, nuk ka ide, nuk ka vizion. Ky piktor i dështuar ka nxjerrë tani teorinë e Shqipërisë së gënjeshtërt”, tha Berisha
SHQIP
Add new comment