Sondazhi: PS 17 mandate në Tiranë, PD 15

Postuar në 21 Maj, 2013 16:12

 

Një sondazh i IPR, realizuar për Ora News, ka dalë në përfundimin se Partia Socialiste merr 17 mandate në Tiranë ndërsa Partia Demokratike merr 15. FRD-ja e ish-Presidentit Topi sipas sondazhit të IPR nuk merr asnjë mandat. 

Në këtë sondazh, që është i dyti për IPR Marketing për zgjedhjet e 23 qershorit, janë intervistuar 1002 persona në rang kombëtar të ndarë në mënyrë proporcionale në qarqe sipas popullsisë përkatëse dhe në të njëjtën mënyrë edhe 1000 persona vetëm në qarkun e Tiranës.

Janë pyetur 565 persona në zonat urbane dhe 437 persona në zonat rurale. Marzhi i gabimit është 2.5 për qind. Intervistat janë kryer me telefon, 70 për qind me celularë dhe 30 për qind me telefona fiks. Përfaqësuesi i IPR, Antonio Notte tha se ata janë prezantuar si IPR Marketing në telefon dhe jo si Ora News .

Ashtu edhe si në sondazhin e parë, shqiptarët sërish thonë se problemi kryesor që kanë është papunësia, me 74 për qind të të pyeturve që e shohin si problemin kryesor. Më pas vjen kriza ekonomike dhe vijon ligjshmëria dhe lufta ndaj korrupsionit.

Në një tjetër pyetje, më shumë shqiptarë thonë se po e ndjekin fushatën, por pa interes. Më shumë shqiptarë mendojnë se fushatën elektorale e drejton më mirë dhe në mënyrë më bindëse Edi Rama. Por sërish janë plot 38 për qind që nuk e dinë ende. Shumica dërrmuese e të pyeturve janë kundër propozimit të kryeministrit Sali Berisha për të përfshirë në votime edhe ata që janë 16- vjeçarë.

Sa i përket Tiranës, koalicioni i majtë merr 49.5 për qind të votave, kurse koalicioni i djathtë merr 45 për qind të votave. Të përkthyera në mandate janë 17 mandate për të majtën dhe 15 mandate për të djathtën. LSI merr plot 8 për qind. FRD nuk merr asnjë mandat.

Për qarkun e Tiranës pyetjes se kush i fiton zgjedhjet, përgjigja është:

Koalicioni i majte 49,5%.

Koalicioni i djathte 45 %.

PS 38%.

PD 38%.

LSI 8%.

FRD 2%.

AK 2,5%

Mandatet ne Tirane ndahen

14 PS.

14 PD.

3 LSI.

1 PDIU.

Me koalicione. Koalicioni i majte 17 mandate. Koalicioni i djathte 15 mandate

 

Pyetjes se nëse nënshtetasit shqiptarë jashtë kufijve duhet të votojnë në shtetin ku jetojnë apo duhet të kthehen për të votuar në Shqipëri, të intervistuarit i janë përgjigjur:

58,2% Duhet të votojnë në shtetin ku ata jetojnë.

34,2% duhet të kthehen në Shqipëri për të votuar dhe 7,6% i janë përgjigjur nuk e di.

 

Të pyetur se çfarë mendimi keni për uljen e moshës për të votuar deri në 16 vjeç, shqiptarët i janë përgjigjur:

79,6% Kundër.

18,2% Pro dhe “Nuk e di” i janë përgjigjur 2,3%

 

Një nga pyetjet e rradhës ka qenë edhe në lidhje me 3 ligjet e integrimit ku të intervistuarit janë përgjigjur 39,9% se ligjet duhen modifikuar përpara se të aprovohen.

29,3% mendojnë se janë mirë kështu siç janë ndërsa 30,8% janë përgjigjur “Nuk e di”

 

Pyetja se kush po e drejton fushatën elektorale në mënyrë më bindëse dhe efikase ka marrë si përgjigje:

36,3% Edi Rama dhe PS

25% Sali Berisha dhe PD

38,7% Nuk e di

 

Të pyetur nëse janë duke e ndjekur fushatën për zgjedhjet parlamentare të Qershorit,

36,2% e të intervistuarve i janë përgjigjur se po e ndjekin me shumë interes. 45,9% po e ndjekin por me pak interes dhe 17,9% nuk po e ndjekin fare.

 

Një pyetjeje të rëndësishme se cilat janë çështjet që një parti duhet të merret kryesisht, në mënyrë që të marrë votën e qytetarëve, këta të fundit i janë përgjigjur:

Papunësia 74,6%

Kriza ekonomike 52,4%

Ligjshmëria dhe lufta kundër korrupsionit 36,9%

Integrimi në bashkimin europian 30,4%

Siguria dhe lufta kundër kriminalitetit 28,7%

 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.