“Zgjedhjet në Shqipëri, fëmijët në linjën e parë”

Postuar në 21 Maj, 2013 16:14

 

Ndërsa Shqipëria është përfshirë në ethet e zgjedhjeve të 23 qershorit, këtij tensioni nuk i kanë shpëtuar as fëmijët.

Në një shkrim të “balcanicaucaso.org*”, prodhim i mbështetur nga Bashkimi Evropian, thuhet se në Shqipëri, shpesh në vijën e parë të frontit janë fëmijët.

Ata qëndrojnë në rrugë , në diell, në klasat e tyre të detyruar të zhvishen nga uniforma dhe të brohorasin apo dëgjojnë me kujdes një politikan. Shkrimi thekson se këto skena të sjellin në vëmendje kujtime të diktatorëve të Ballkanit dhe Lindjes, ku fëmijët e buzëqeshur ishin gjithmonë në dispozicion të tyre.

Puna në terren për mbrojtjen efektive të fëmijëve, thotë shkrimi, mbetet kryesisht në duart e OJQ-ve, duke treguar edhe njëherë mungesën e angazhimit real të institucioneve publike për të bërë diçka konkretë në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve.

Më 23 qershor, shqiptarët do të duhet të zgjedhin një parlament të ri.  Fëmijët, ashtu si në fushatat e mëparshme, janë përdorur për të treguar pafajësinë e secilës parti politike. Por jo vetëm kaq, por edhe për të rritur turmën.  Mësuesit dhe drejtorët e kanë shumë të lehtë të mobilizohen dhe të jenë të gatshëm për të vendosur nxënësit e tyre në frontin e një manifestimi politik, shkruhet në “balcanicaucaso.org”,

Kombet e Bashkuara, thuhet më tej kanë kritikuar autoritet shqiptare për përfshirjen e fëmijëve në fushatat zgjedhore.

*Ky publikim është prodhuar me ndihmën e Bashkimit Evropian. Përgjegjësia për përmbajtjen e këtij publikimi është e Observatoriumit për Ballkanin dhe Kaukazin

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.