Eduard Selami sulmon opozitën dhe deklaron: Mbështetja ndaj Berishës është garanci për shtet ligjor

Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Eduard Selami, duke folur në mitingun e organizuar për hapjen e fushatës në Librazhd, sulmoi opozitën duke thënë se ajo ka bllokuar integrimin.
Selami tha se PD do i japë fund politikës së bllokimit më 23 qershorit.
I rikthyeri pas 15 vitesh beson se tani, njësoj si në vitin 1992, PD është garancia për integrimin e vendit në BE.
“Ne së bashku me PD i realizuam këto mundësi, sot udhëtojmë si qytetarë të denjë në BE, pa viza dhe pa radha të gjata në ambasada.
Sot jemi anëtarë të NATO-s. Në këto dy dekada të demokracisë, PD ka nënshkruar çdo marrëveshje për integrimin e Shqipërisë.
PD sot është shpresa më e mirë e qytetarëve për tu bërë anëtarë të Evropës së bashkuar.
Fatkeqësisht nga ana tjetër nuk është e njëjta mundësi dhe është për të ardhur keq që Rama bllokoi 3 ligjet dhe nuk lejoi që të marrim statusin e vendit kandidat.
Nëse do kishte dëgjuar këshillat e partnerëve tanë dhe zërat e moderuar brenda PS, sot Shqipëria do ishte vend kandidat ne BE. Të gjithë ne këtu do ishim shumë mirë, ndaj një vijim i mbështetjes për PD-në dhe zotin Berisha, do të thotë shtet ligjor më i fortë, më shumë investime të huaja, më shumë rrugë të shtruara, më shumë qendra shëndetësore dhe shkolla për fëmijët tanë dhe mbështetje për fermerët.
Së bashku do integrojmë Shqipërinë ne BE dhe më 23 qershor do i japim fund politikës së bllokimit.
Programi i PD është më i miri për të ardhmen e shqiptarëve, jam si në marsin e 9192 për t’iu thënë se mbështetja që do i jepni PD-së, do jetë garancia më e madhe për një Shqipëri evropiane”, tha Selami./ep
TEMA
Add new comment