AI: Shqipëria me sistem drejtësie të dështuar

Raporti i Amnesty International për 2012-ën, rendit dy,vepra penale ose krime mbizotëruese në vendet e Ballkanit Perëndimor; diskriminimi pakicave si, homoseksualë dhe respektimi i të drejtëve të grupeve etnike. Raporti për Shqipërinë thekson se sistemi i gjyqësorit në vend është i dështuar. Raporti përmend rastin e vrasjes së paligjshme të 4 protestuesve të 21 janarit, autorët e të cilëve nuk janë dënuar.
Një problem shqetësues janë edhe torturat dhe keqtrajtimi në komisariatet e policisë. Komiteti ka raportuar se garancitë themelore kundër torturës nuk u jepen njerëzve në paraburgim. Të paraburgosurve nuk u jepet mundësia për të pasur avokat, dhe në raste të nevojshme një mjek. Gjithashtu një problem tjetër për gjyqësorin ngelen procedurat e stërzgjatura të arrestimit deh caktimit të masës së sigurisë dhe dhënies së vendimit përfundimtar. Sipas raportit të Amnesty, dhuna në familje mbetet e përhapur në Shqipëri, me 2.526 incidente të raportuara të dhunës në familje, 345 më shumë se në vitin e kaluar. Diskriminimi ndaj romëve dhe pakicave të tjera mbetet shqetësuese.
Vrasjet e paligjshme
Në Maj, nisi gjyqi ndaj ish-kreut të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe ish-oficerit të Gardës, Agim Llupo, të akuzuar për vrasjen e katër protestuesve, plagosjen e dy të tjerëve dhe fshehjen e provave. Akuzat u ngritën për përleshjet e dhunshme mes policisë dhe protestuesve gjatë demonstratave antiqeveritare në janar të vitit 2011.
Kosova
Në Kosovë raporti tregon se dy grupet më të diskriminuara janë romët dhe pakica serbe. Raporti thotë se vetëm 300 serbë janë kthyer vullnetarit në Kosovë gjatë 2012. Për Serbinë raporti ishte edhe më i zymtë. Serbia ka një nivel të lartë të diskriminimit të romëve dhe homoseksualëve, deri në dhunë të ashpër. Një problem tjetër që nuk merr zgjidhje është dënimi i personave të akuzuar për krime lufte.
SHEKULLI
Add new comment