QEVERIA BESON NË PAFAJËSINË E KOMANDANTËVE TË UÇK-SË

(E plotësuar) Qeveria e Republikës së Kosovës shprehet e brengosur për zhvillimet e fundit lidhur me aktakuzat për krime lufte ndaj ish Komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së.
Në një komunikatë për media thuhet se “Qeveria e Republikës së Kosovës beson në luftën e drejtë të UÇK-së dhe të luftëtarëve e komandantëve të saj, luftë kjo që bëri që Kosova të fitoj lirinë, pavarësinë, shtetin demokratik dhe partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, me SHBA-të dhe NATO-n.
Qeveria e Republikës së Kosovës ndërton dhe mbështet sundimin e rendit dhe ligjit, funksionimin e pavarur dhe të paanshëm të gjyqësorit në tërësi dhe të EULEX-it dhe pret që edhe ky proces të zhvillohet mbi këto parime që mbrohen nga ne dhe bota demokratike.
Qeveria e Republikës së Kosovës beson në drejtësi dhe në pafajësinë e komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së”, thuhet në kumunikatën e lëshuar nga Qevera e Kosovës.
Ndryshe, sot policia e EULEX-it ka ndaluar ish komandanti i UÇK-së, njëherit kryetar i komunës së Skenderajt Sami Lushtaku, si dhe Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku e Hysni Thaçi. Të ndaluarit akuzohën për krime luftre.
Thaçi dhe Kuçi, s’flasin për arrestimet
Kryeministri Hashim Thaçi dhe zëvendësi i tij në Qeveri dhe Parti, Hajredin Kuçi nuk kanë dashur të japin asnjë koment për arrestimet që kanë ndodhur sot ndaj ish komandantëve të UÇK-së, në Drenicë.
Thaçi pas ceremonisë për nder të Holokaustit i është shmangur medieve dhe nuk ka pranuar të flas në lidhje me këto arrestime.
Të njëjtin veprim e ka bërë edhe Hajredin Kuçi pas mbledhjes së Bordit për Sundimin e Ligjit. Ai nuk ka pranuar asnjë pyetje për arrestimet.
Kryeministri, gjatë fjalimit për Holokaustit tërthorazi ka folur edhe për krimet dhe viktimat e luftës.
Ai ka thënë se krime ka në çdo luftë por jo të gjithë janë fajtor.
"Krime ka në çdo luftë, por kjo nuk do të thotë se çdokush gjatë luftës është fajtor. Të insistojmë në barabarësi të fajësisë është krim po aq i madh si dhe harresë e viktimave dhe arsye se pse ata u viktimizuan", ka thënë Thaçi.
EXPRESS
Add new comment