Lefteri Lleshi: Për vendimet që duan pesë vota, do përdorim vendimet që ka marrë më parë Ristani

Ashtu siç pritej, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duket se e ka një zgjidhje sa u përket vendimeve që kërkojnë shumicë të cilësuar.
Kryetarja e këtij komisioni, Lefteri Lleshi, ka mbështetur një propozim të përfaqësuesit të PD, Njazi Kosovrasti, që në rastet kur nuk janë pesë votat e nevojshme, të përdoren vendimet e miratuara nga KQZ-ja e drejtuar nga Arben Ristani.
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Genc Gjonçaj, ka kundërshtuar, duke thënë se sipas Kodit Zgjedhor duhet të miratohen akte të reja me shumicë të cilësuar.
Por Lleshi duket e vendosur që të veprojë sipas mendimeve që jep Kosovrasti i Partisë Demokratike./ep
TEMA
Add new comment