Fule: Procesi i zgjerimit të BE do të vazhdojë

Postuar në 24 Maj, 2013 08:33

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule ka theksuar se procesi i zgjerimit ka ruajtur vrullin dhe se do të vazhdojë edhe pas pranimit të Kroacisë në BE, më 1 korrik.

Ne hapje te konferencës për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, e cila ka nisur në kryeqytetin irlandez, Fule ka kerkuar nga vendet e rajonit të përqendrohen në forcimin e sundimit të ligjit dhe në kapërcimin e krizës ekonomike.

“Por ato nuk duhet të neglizhojnë as procesin e pajtimit dhe të vendosjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore”- ka thene ai.

Fule eshte ndalur edhe ne marreveshjen mes Kosoves dhe Serbise, duke e quajtur ate historike. “Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë ka ndryshuar perspektivën e gjithë Ballkanit Perëndimor drejt BE-së”- ka thene ai.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.