PS: Jemi gati të votojmë tre ligjet, por Berisha të mos i ngatërrojë me amnistinë

Postuar në 26 Maj, 2013 15:09

Partia Socialiste ka rikonfirmuar faktin se është gati që të votojë tre ligjet e cilësuara sit ë integrimit, me kushtin që ato të hyjnë në fuqi në shtator. Por, deputetja socialiste Vasilika hysi, ka kërkuar nga kryeministri që në votimin e tyre, Berisha të mos përfshijë edhe ligjin për amnistinë. Sipas saj, ato nuk kanë lidhje me tre ligjet, ndaj Berisha nuk duhet të ngatërrohet.

Partia Socialiste është e gatshme t’i votojë të tre ligjet vetëm nëse pala tjetër e pranon kompromisin e ofruar nga opozita. I votojmë të tre ligjet, se pala tjetër, është dakord që këto tre ligje të hyjnë në fuqi vetëm pas konstituimit të Parlamentit të ri që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Në të njëjtën kohë, ne i bëjmë thirrje Sali Berishës për ta mbajtur çështjen e integrimit europian larg fushatës elektorale. Të mos e ngatërrojë votimin e tre ligjeve me premtimet e tjera elektorale. Nëse duam integrimin e Shqipërisë në BE, le të votojmë paketën e kompromisit një orë e më parë, pa i ngatërruar tre ligjet me amnistinë fiskale” tha Hysi./b.l

   TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.