Wollfarth: Plotësimi i KQZ duhet të jetë kryeaxhenda e partive politike

Postuar në 27 Maj, 2013 07:26

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth deklaroi sot se plotësimi i vendeve vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duhet të jetë në krye të axhendës të partive politike në vend.

Duke iu referuar situatës aktuale në institucionin më të lartë zgjedhor, Wollfarth tha se palët duhet të arrijnë një zgjidhje për këtë çështje dhe shprehu  besimin se parlamenti do të merrte një vendim.

“Plotësimi KQZ duhet të jetë në krye të axhendës së partive. Krerët e partive politike kanë kohë të shfrytëzojnë mundësitë për zgjidhje konstruktive për KQZ-në. Ky nuk është një apel, por një dëshirë e imja, që palët të arrijnë një zgjidhje për çështjen e KQZ-së. Unë uroj që të ketë sa më shpejt një vendim nga parlamenti, duke pasur parasysh se sa e rëndësishme është hapja e rrugës së integrimit, për të cilën duhet stabilizim institucional”, – tha Wollfarth në një prononcim për mediat pas një aktiviteti të zhvilluar ditën e sotme.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.