Topalli braktis gjithçka për fushatën

Postuar në 27 Maj, 2013 07:28

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli nuk do të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) që mbahet sot dhe nesër në Ohër.

Nga ana e Parlamentit të Maqedonisë, informohet se, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë do të mungojë për shkak të angazhimeve në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.

Por, jo zyrtarisht RTK mëson se kryeparlamentarja Topalli ka refuzuar pjesëmarrjen në Ohër, si shenjë proteste dhe pakënaqësie për shkak se kreu i parlamentit të Kosovës nuk ka marrë ftesë për këtë takim të nivelit të lartë të bashkëpunimit rajonal.

Në këtë konferencë do të shqyrtohet dhe analizohet bashkëpunimi ndërparlamentar në rajon dhe rolet e Parlamenteve në planin e bashkëpunimit në kuadër të SEECP.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.