Muli ngre komisariat të ri në Tiranë, pranë magazinave të KQZ-së

Policia e Tiranës pritet të krijojë një komisariat të ri në prag të zgjedhjeve, i cili do të ketë selinë në Lundër, pikërisht në zonën ku janë magazinat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Komisariati i ri është propozuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe për të pritet të miratohet nga ministri i Brendshëm, raporton e përditshmja Shqip.
Komisariati me numër 7 do të mbulojë zonat e fshatrave sipër Saukut deri në kufi me Elbasanin.
Në vitin 2005 ishte Igli Toska, në atë kohë ministër i Rendit, që miratoi ngritjen e një komisariati në zonën e Kombinatit, ku edhe garonte për deputet. Atëherë PD në opozitë e pati kundërshtuar ashpër një gjë të tillë, duke thënë se po përgatitej vjedhja e votave./ep
TEMA
Add new comment