HAJDENI TA NDËRROJMË KUSHTETUTËN

Postuar në 31 Maj, 2013 04:16

Kryeministri Hashim Thaçi u ka bërë thirrje deputeteve për ta ndryshuar Kushtetutën e Kosovës.

Propozimi erdhi në seancën ku po diskutohet rreth një rezolute të propozuar nga deputeti i LDK'së Lutfi Haziri për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në diskutimin e tij, Kryeministri Hashim Thaçi tha se çështja e shqiptarëve të Luginës nuk zgjidhet me rezoluta por me ndryshime të Kushtetutës.

 

"Unë propozoj që ta ndryshojmë Kushtetutën e Kosovës, konkretisht nenin 1 të saj. Në pikën 4 të nenit ,1 duhet të thuhet se Kosova interesohet për të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve të saj, në bazë të ligjeve dhe kësaj kushtetute"

Propozimi i Kryeministri vjen në kohën kur Kuvendi i Kosovës, pritet të merret me ndryshime kushtetuese që derivojnë nga marrëveshja në Bruksel.

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.