Auditimi i partive politike, të hënen hidhet shorti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të emërojë me short për çdo parti politike, ekspertë kontabël të liçensuar, të cilët do të auditojnë fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga partite politike për vitin kalendarik 2012.
Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj tha sot se, janë 123 Parti Politike të regjistruara në regjistrin e partive politike pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të cilat duhet të auditohen për fondet e përfituara dhe të shpenzuara për vitin 2012.
“Instituti i Ekspertëve të Autorizuar ka sjellë pranë KQZ-së listën e përbërë nga 106 ekspertë kontabël të licensuar të cilët plotësonin kriteret e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, 19 prej të cilëve kanë depozituar pranë KQZ kërkesë për pjesëmarrje në short.”- thuhet në deklaratë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, fton përfaqësuesit e të gjitha forcave politike dhe ekspertët kontabël të garantojnë pjesëmarrjen e tyre në hedhjen e këtij shorti në mbledhjen e datës 03 qershor 2013.
Mbledhja e dates 3 qershor do te kete kete rend dite
- Projekt-vendim: “Për miratimin e Manualit të KQV-së, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013”.
– Projekt-vendim: “Për përcaktimin e sasisë të fondit publik që do t’u shpërndahen si paradhënie partive të regjistruara si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013 ”.
– Projekt-vendim: “Për miratimin e vëzhguesve të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 23 Qershor 2013”.
– Projekt-vendim: “Për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në Radio / Televiozionet private, bazuar në materialet e vëna në dispozion nga subjektet zgjedhore, për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 23 Qershor 2013”.
– Projekt-vendim: “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë Bulqizë, qarku Dibër, kryetarin e komunës Thumanë, qarku Durrës dhe kryetarin e njësisë bashkiake nr.1, qarku Tiranë, për zgjedhjet e pjesshme të datës 23 Qershor 2013”.
– Projekt-vendim: “Për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të licensuar të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2012”.
PANORAMA
Add new comment