Kavajë, Berisha harron premtimet, flet për kujtime

Postuar në 01 Qershor, 2013 14:49

Partia Demokratike u ndal sot në Kavajë, nga ku prezantoi kandidatët për deputetë. Në fjalën e tij, kryeministri i vendit, Sali Berisha, tha se qeveria ka punuar fort për Kavajën.

Ai tha se gjatë dy mandateve, qeveria ka shtruar rrugë dhe ka ndërtuar shkolla për të gjithë qytetarët. “Kemi ndërtuar në Kavajë rrugë dhe shkolla për të gjithë. Ne kemi investuar në çdo aspekt për një jetë më të mirë”, tha Berisha.

Më tej Berisha nisi t’i kujtonte qytetarëve ato që i cilësoi si arritjet e qeverisë së tij, duke përfshirë anëtarësimin në NATO dhe liberalizimin e vizave.

 “Vitet e fundit ju keni ndjerë se idealet për të cilat ju luftuat dhe sakrifikuat, janë bërë realitet. Me përkushtimin tonë, me punën tonë, me djersën dhe mundin tonë, me besimin e madh dhe të pakufishëm te njëri-tjetri, te Zoti dhe vendi ynë, ne ia dolëm që Shqipërinë e skajuar, Shqipërinë e mënjanuar, Shqipërinë e cila nuk po konsiderohej nga askush ta bëjmë anëtare të NATO-s.

Ia dolëm të firmosim Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit; ia dolëm të lëvizim të lirë, pa viza, në Evropë; ia dolëm të meritojmë statusin e kandidatit. Këto janë arritje historike që secili prej jush, çdo qytetar kavajas, çdo qytetar shqiptar, ka firmosur këto vite të qeverisjes së Partisë Demokratike”, tha Berisha.

Më tej, kreu i qeverisë reagoi në lidhje me deklaratat e kryetarit të PS-së për heqjen nga Kavaja të monumentit simbol të “dy gishtave” kushtuar lëvizjes së parë demokratike në Shqipëri, që u zhvillua më 25 mars 1990. 

“Ky është sheshi i historisë, monumenti është historik, dhe po ta deklaroj mjerë ai që do të guxojë ta prekë. Ai do tu kalojë brezave si dëshmi e burrave dhe grave që bënë historinë e lirisë”- deklaroi kryeministri. 

Sipas Berishës, me deklaratat në Kavajë kundër simboleve të lirisë, Rama shpalli platformën e urrejtjes ndaj lirive dhe demokracisë. 

“Kavaja është gracka ku hoqe çdo maskë shpalle platformën e urrejtjes ndaj lirive, demokracisë, përmendores së lirisë dhe kombit shqiptar. 

Erdhe në Kavajë, hoqe maskën, tregove veten i biri i të atit, por Kavaja të njeh mirë. Ty që të tmerron përmendorja e heroizmit të Kavajës dhe shqiptarëve, sikur të imagjinosh një monument të bërë copa, do imagjinosh veten tënde pa këpucë i zbathur duke ecur mbi ato copa”, tha Berisha.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.