Delvinë, Rama: Rilindja i jep fund grabitjes së pronës private dhe publike

Postuar në 02 Qershor, 2013 07:13

Partia Socialiste hapi fushatës elektorale në qytetin e Delvinës. Kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste, të kryesuar nga Koço Kokëdhima, morën fjalën njëri pas tjetrit.

Kreu i PS-së, Edi Rama, iu drejtua në fjalën  e tij, atyre votuesve të cilët janë ende të pavendosur për cilën forcë politike do të votojnë në zgjedhjet e 23 qershorit. 

Ai tha se programi i Rilindjes është një program që qëndron në krah të qytetarëve. “Programi ynë bën që qeverinë të mos e keni më në qafë, por ta keni në krah. Çfarë do bëjmë ne?

Po e nis nga kryefjala e shqetësimeve, e cila është e drejta e pronës, e drejta për t’u mos grabitur në pronën tënde dhe nga e drejta për të mos i parë pronat e përbashkëta të grabiten nga ata që pushtetin e përdorin për t’u pasuruar vetë, duke varfëruar shqiptarët”, tha kryesocialisti. 

Më tej Rama premtoi se do të bëhet transparenca e plotë për të gjitha pronat e shqiptarëve, të pronave private dhe atyre publike. 

“Një nga burimet më të mëdha dhe një nga pasuritë më të mëdha të kësaj zone është kjo vijë bregdetare nën kërcënimin e shkatërrimit dhe të atyre që po lënë pa të drejta mbi pronat, trashëgimtarët e pronave dhe po kthehen në latifondistë, që s’kanë asnjë lidhje me këto prona përveç lidhjeve kriminale me pronat e shqiptarëve.

Ne do të bëjmë transparencën më të plotë publike për gjithçka ka ndodhur me pronat e shqiptarëve, të pronave të të parëve dhe të atyre të përbashkëta, që nuk do lejojmë të përfitojnë vetëm një grusht grabitqarësh.

Ne nuk mund të pranojmë një realitet ku më pak se 5% e shqiptarëve zotërojnë pasuritë e kësaj toke”, shtoi Rama. 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.