Luftar Paja: Berisha të vijë me mua, të marrim shkopin e të dalim në lulishte me nipat

Postuar në 02 Qershor, 2013 15:20

Aktori i humorit, Luftar Paja, ishte i pranishëm në një takim që organizoi kryetari i PS, Edi Rama, me banorët e Orikumit. Duke folur për Shqiptarja.com, ai shpjegon amanetin e nënës së tij për Edi Ramën.

“Atëherë unë thashë “O ju qeveritarë që i premtoni këtij populli lugën me flori, mos bëni që t`i këndojmë hosanarave siç i këndoi kolegu im Kozma Dushi në Lumas të Beratit. Populli nuk ka nevojë t`i këndosh me barkun bosh qeverisë. Populli ka nevojë që t`i këndosh për ato bëma që ka bërë. I këndon Ismail Qemalit për atë që ka bërë pasi Ismail Qemali solli dhe vulosi pavarësinë”. Këtë i thashë Edi Ramës. “Ti Edi Rama këto llafe që të thotë populli për punën, për jetesën e gjëra të tjera je në gjendje t`i mbash? Po. Ndjerë pastë nëna ime më ka thënë i thashë “Që nëqoftë se nuk i shërben, familjes, shtetit, qeverisë e popullit guri gur mos ta paftë. Kjo ishte e gjitha ajo që them në esencë, që kush nuk punon për këtë popull ç`e duam më? I bukur jam vetë pavarësisht se mosha më ka shëmtuar pak,” thotë Paja.

Ndërsa mesazhi i tij për Berishën është: “Zotit Berisha i uroj që të ketë jetën e gjatë dhe t`i rrojnë ç`ka për zemër. Po zoti Berisha bashkë me mua duhet të marrë shkopin e të dalim në lulishte e të përkëdhelim nipër e mbesa”.

Ndërsa mesazhi për shqiptarët është: “Urimi im për shqiptarët është që duhet të shkojnë me mend në kokë te kutia e votimit sepse edhe uji kur rri në një vend, qelbet. Edhe kjo punë kështu është. Shqipëria këtë vit ka nevojë për rotacion. Vendet e botës që nga Amerika, Italia e Franca e kudo nuk e lënë liderin më shumë se tetë vjet. Dhe sikur vezën e artë të bëjë ai. Ai është shtrydhur e stërshtrydhur. Shqipëria ka nevojë për rotacion”./ep

   TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.