Berisha, Ramës: Çlirohu nga komplekset. Vetura ime të duket blindë, kurse xhaketa, parzmore

POGRDAEC- Partia Demokratike ka zhvilluar pasditen e se dieles mitingun elektoral ne Pogradec, ku jane prezantuar kandidatet per deputete per zgjedhjet e 23 qershorit.
Kreu i qeverise, Sali Berisha gjate fjales se tij para te pranishmeve ka theksuar se alterantiva e tyre eshte ajo e premtimeve qe mbahen. “Ne do krijojme 250 mije vende pune se ne kater vitet qe shkuan ia dolem te subvencionojme 45 mije fermere ne mbare vendin”- tha Berisha.
Ai premtoi trefishim te granteve per bujqesine, duke financuar 165 milione dollare dhe me keto se bashku me financimet private, do krijohen se paku 130 mije vende pune te reja ne Pogradec dhe mbare vendin.
“Ne do krijojme 250 mije vende pune se ne realizuam Pogradecin dhe Shqiperine turistike. Ne pak vite turiste dhe vizitore ne Shqiperi u rriten nga 300 mije ne 4.7 milione, sipas BB Shqiperia renditet ne nje nga dhjete vendet me rritjen me te shpejte te turizmit ne bote”- tha ai.
Sipas tij, pas ndertimit te autostrades Tirane-Elbasan, Qafe Plloc Qukes, do te shkurtohen distancat me qytetet kryesore, duke ‘derdhur’ turistet drejt qytetit te liqenit ne cdo kohe.
“ne beme realitet shoqerine e informacionit, Shqiperine dixhitale, kur ne e shpallem te tjeret u tallen, por sot vendi ecen i sigurte per t’u bere vend lider ne rajon per teknologjine e larte te informacionit. Ne kete sektor jane te punesuar 13 mije vete, kater vitet qe vijne te punesuarit do te dyfishohen”- tha ai.
Berisha eshte ndalur te alternativa tjeter duke thene se Rama vetem shpif e ofendon. “Policet i quan bandite, qytetaret rober, mesuesit injorante, nxenesit dele. Fyerjet kolektive jane te papranueshme, shtylla e dyte e programit te tij ka nxjerre krye ne menyre te shkelqyer keto dite, analfabetizmi total ne ekonomi, reforma, ligje. Po deklaron se do tua ule taksat 95% te shqiptareve dhe parate do ua marre 5% te shqiptareve. Shoku i autobust mavi mesoje se eshte A e cdo ekonomie te lire, ekonomia e nje vendi te lire nuk rritet kurre nga lart poshte, kjo eshte injorance, ate e rrit klasa e mesme e vendit, ata qindra mijera qe zgjohen pa gdhire dhe punojne deri naten vone per familjet e tyre”- tha Berisha.
Tanku dhe antiplumbi, batutat per Ramen
Berisha ka ironizuar me deklaratat e kreut te PS-se per levizjen e Berishes me tank dhe i veshur me antiplumb. “Ne 2009 nxora nje urdher qe ndalon perdorimin e mjeteve publike ne fushate dhe une mora nje makine me qera, qe atij iu duk helikopter dhe u thoshte ju se po bej fushate me helikopter , une i thashe helikopteri nuk me jep vota, une jam per vota. Tani e njejta makine i duket si autoblinde dhe cdo dite thote se kryeministri ecen me blinde, jo edi eshte e njejta qe po rend nga fushata ne fushate, qe ti nuk e ke me, kjo xhakete, ose kur skam ashtu, te duket parzmore, po Edi ato jane parzmore, je i humbur si ke qene deri sot, kot e ke. Edhe me kemishe e ne cdo forme ti je i humbur, i mundur i pashprese. Qytetaret presin nga ti alternativa dhe jo xhaketen apo veturen time, presin si do u zgjidhesh ti problemet qe kane. Presin te clirohesh nga komplekset, sepse ne prape kemi per te ndertuar”- tha ai.
Bode
Ministri i Financave, Ridvan Bode, kandidat per deputet ka ftuar qytetaret te votojne PD dhe alternativen per zhvillimin e metejshem te vendit.
“Ju e jetoni cdo ditë këtë ndryshim, ne e dimë mirë se cdo njëri prej jush kërkon dhe pret me shumë nga ne dhe ne jemi të bindur se secili meriton më shumë nga sa kemi arritur. Ne jemi alternativa e rritjes së rrogave, udhëtimeve pa viza në BE, ne jemi alternativa e zhvillimit të ekonomisë dhe biznesit. Përballë kemi pinjollin bllokmen që ka rritjen progresive të taksave si platformë qeverisëse, ai bllokoi statusin për integrimin për një vit, tani që dëmi iu bë vendit e shqiptarët u privuan nga investimet votoi tre ligjet me kusht që të hyjnë në fuqi në vjeshtë”- tha Bode.
Bode ka akuzuar kreun e PS dhe platformen e tij per rritje taksash dhe rrenim te biznesit. “Ne kemi nje shprehje, huqi del me shpirtin, Rama fushatën e filloi me rritjen e taksave, ai taksoman i pandreqshëm, dyfishimi i taksave është platformë e kocove dhe doshëve, është platformë e kodoshëve, që synojnë përmes këtij marifeti të falimentojnë rivalët e tyre, për vete si kanë bërë dikur do paguajnë zero taksa e do të luftojnë rivalët, duke u vënë sipas rastit 20-35% taksa”- tha ai.
Sipas tij, shqiptaret do ia japin pergjigjen. “Je mik i Kocove dhe Doshëve, kukull i kodoshëve, kërkon që Shqipëria të kthehet në banane republikë, por karamelet jepua atyre ne autobusin mavi se u duhen per energji”- tha ai.
Ne fjalen e tij para te pranishmeve, Fatbardh Kadilli ka numeruar arritjet gjate qeverise Berisha, qe nga shtimi i prodhimit, i numrit te turisteve, i shtimit te vendeve te punes.
“Me kryeministrin Berisha ne do te bejme edhe me shume, do te hapim me shume vende pune, me pak taksa, me shume zhvillim”- tha ai.
PANORAMA
Add new comment