Zgjedhjet, KQZ miraton fondin për partitë

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ne mbledhjen e sotme fondin publik qe do t’u shperndahen partive te regjistruara si subjekte zgjedhore.
Miratimi i tyre ishte kerkuar pak kohe me pare nga perfaqesuesi ligjor i PS-se ne kete komision, sipas te cilit partite kane nevoje ne kete kohe per fondet dhe miratimi i tyre nuk duhet vonuar.
Në rend dite eshte per shqyrtim edhe projektvendimi për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë Bulqizë, kryetarin e komunës Thumanë, qarku Durrës dhe kryetarin e njësisë bashkiake nr.1 në Tiranë, për zgjedhjet e pjesshme të datës 23 Qershor 2013.
Rendi i dites
- Projekt-vendim: “Për miratimin e Manualit të KQV-së, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013”.
- Projekt-vendim: “Për përcaktimin e sasisë të fondit publik që do t’u shpërndahen si paradhënie partive të regjistruara si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013 ”.
- Projekt-vendim: “Për miratimin e vëzhguesve të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 23 Qershor 2013”.
- Projekt-vendim: “Për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në Radio / Televiozionet private, bazuar në materialet e vëna në dispozion nga subjektet zgjedhore, për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 23 Qershor 2013”.
- Projekt-vendim: “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë Bulqizë, qarku Dibër, kryetarin e komunës Thumanë, qarku Durrës dhe kryetarin e njësisë bashkiake nr.1, qarku Tiranë, për zgjedhjet e pjesshme të datës 23 Qershor 2013”.
- Projekt-vendim: “Për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të licensuar të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2012”.
PANORAMA
Add new comment