Hyn në fuqi paketa e re penale, Halimi: Më e ashpra në 20 vjet, garanci më shumë për jetën

Postuar në 04 Qershor, 2013 07:36

TIRANË- Hyn në fuqi paketa e re penale, miratuar pak kohë më parë në fletoren zyrtare. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, duke e cilësuar këtë si paketën më e ashpër në 20 vjet, ka theksuar se ajo përbën një garanci më shumë ndaj jetës së qytetarit dhe sigurisë publike.

“Kushdo që do të ngrejë dorën ndaj policit duhet ta dijë mirë se nuk do të ketë më dënim me të ulët se 30 vjet burg, kushdo që do të ngrejë dorë për gjakmarrje duhet ta dijë mirë se nuk do të ketë më dënim me të ulët se 30 vjet e burgim të përjetshëm, kushdo që do të ngrejë dorë mbi gruan apo vajzën duhet ta dijë mirë se nuk do të ketë më dënim më të ulët se 20 vjet burg apo të përjetshëm”- ka thënë ai.

Halimi ka shtuar më tej, se nuk ka për të shpëtuar askush për të marrë një dënim më të ulët se ai që parashikon Kodi i ri Penal dhe dënimi do të kryhet duke u përjashtuar nga cdo lehtësi.

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.