PD u ofron emigrantëve 10 mijë lekë në këmbim të votës

Postuar në 05 Qershor, 2013 07:35

Partia Demokratike duket se nuk po kursen asnjë metodë për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Përveç ushtrimit të presionit tek punonjësit e administratës publike, partia në pushtet tashmë po kërkon të manipulojë edhe votën e emigrantëve.

Edhe pse pas tetë vitesh në pushtet nuk u garantoi votën atyre, tani po kërkon t’i bindë që të marrin pjesë në këtë proces duke u mbuluar shpenzimet e rrugës. Emigrantë shqiptarë në Greqi denoncojnë raste ku u janë ofruar 10 mijë lekë nëse ditnë e zgjedhjeve shkojnë në Shqipëri dhe votojnë për PD-në.

Ja çfarë shkruan gazetarja e “alb-observer” në Greqi, Fatima Menalla:

Pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Me sa duket partitë politike e kanë marrë më seriozisht se kurrë këtë fakt. Liderët e partive të mëdha mburren zakonisht se, ne nuk “korruptojmë” popullin por presim që ata të na votojnë me dëshirën e tyre.

Në fakt gjërat nuk janë kaq të thjesht, ekzistojnë me qindra raste korruptive kur partitë ofrojnë të holla në këmbim të votës së qytetarit. Nëpërmjet këtij shkrimi dua të denoncoj një rast korruptiv të Partisë Demokratike, e cila ofron lekë dhe bileta autobusi falas për emigrantët në mënyrë që ata të votojnë për të.

Një mikja ime që jeton në Greqi më shkruan një SMS kështu :“PD më ka çuar një mesazh nëpërmjet një të njohure se më ofron 100 mijë lekë ose biletë autobusi nëse unë shkoj në Pogradec për të votuar PD-në. Si të bëj?”

Ajo kërkon që unë ta bëj publik këtë rast të korruptuar të qeverisë pasi sipas saj kjo nuk quhet demokraci por DIKTATURË.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.