Lulzim Basha duket se ka alergji nga pemët

Që kur ka ardhur në krye të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka urdhëruar prerjen e pemëve në disa lagje të Tiranës, me arsyen se ato janë të vjetra dhe rrezikojnë jetën e banorëve. Ndërsa më pas iu vërsul edhe një pjese të pemëve të Parkut të Liqenit, gjë që shkaktoi reagime të shumta.
Dhe, është duke e vijuar këtë gjë, teksa mëngjesin e sotëm punonjës të bashkisë kanë prerë disa pemë në njësinë nr.7, pa dhënë asnjë shpjegim për këtë veprim.
Kreu i Këshillit Bashkiak ndërkohë, Aldrin Dalipi, që ka postuar edhe një foto të prerjes së pemëve, ka kërkuar shpjegime nga Lulzim Basha për këtë veprim./b.l
TEMA

Add new comment