Meta: Trazicioni i lodhshëm mer fund në 23 qershor

Zgjedhjet e 23 qershorit do shënojnë dhe fundin e trazicionit të stërzgjatur ka deklatruar sot Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Ai ka zhvilluar një takim me banorët e Njësisë Bashkiake nr. 4 dhe nr. 7 në Tiranë.
“Besoj se 23 qershori do t’i japë fund kapitullit të gjatë dhe mjaft të lodhshëm të tranzicionit. Dhe ne do të kemi mundësinë që më 24 qershor me votën plebishitare të qytetarëve të gjithë Shqipërisë të nisim një projekt të pandërprerë për evropianizimin e vendit, për zhvillimin e tij për modernizimin e tij përmes bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes. Ju votoni për të ngritur zërin tuaj në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë, për t’i dhënë zgjidhje problemeve tuaja lidhur me reformimin e sistemit tonë arsimor, me krijimin e mundësive dhe hapësirave për formimin profesional, për zgjidhjen e problemeve tuaja lidhur me hapjen e vendeve të reja të punës për të cilat Lëvizja Socialiste për Integrim ka një plan konkret duke krijuar lehtësi fiskale për të gjithë sipërmarrësit të cilët punësojnë të rinj dhe të reja për herë të parë, si një mbështetje që u jepet atyre për të hyrë të sigurt në jetën që duhet të ndërtojnë me punë dhe me djersë”, u shpreh Meta.
Sipas tij LSI angazhohet që për bizneset të cilat punësojnë të rinj dhe të reja që nuk kanë eksperienca pune të subvencionohet një pjesë e pagës për të punësuarit e rinj për një periudhë tre deri në 6 muaj në mënyrë që bizneset të mos e shohin rekrutimin e të rinjve pa eksperiencë si një kosto për to por si një vlerë të shtuar për bizneset e tyre. “Për LSI-në rinia është aseti më i çmuar i shoqërisë dhe i kombit. Ne duam t’i japim fuqi dhe pushtet të rinjve dhe të rejave tona. Suksesi apo dështimi i ekonomive të vogla si kjo e jona do të varet shumë nga shkalla e investimeve në edukimin dhe punësimin e të rinjve. Ndaj ky investim është më i rëndësishmi për ne”, tha ndër të tjera Lideri i LSI-së.
MAPO

Add new comment