Shqipëri 1-0 Norvegji, shënon Valdet Rama

Eshte mbyllur pjesa e pare ne “Qemal Stafa” me rezultatin 1-0 ne favor te Shqiperise. Ka qene Valdet Rama, i cili në minutën e 41′ ka shenuar nje gol fantastik, duke ngritur ne kembe “Qemal Stafen”.
Formacioni zyrtar që Shqipëria do të hedhë në fushë.
Berisha; Dalku, Mavraj, Teli, Agolli; Rama , Basha, Bulku, Vila; Çani dhe Salihi
Pak orë para fillimit të ndeshjes vendimtare dhe të shumëpritur me Norvegjinë atmosfera në Tiranë është mjaft e nxehtë. Shqiptarë nga të gjitha trojet dhe kudo ku jetojnë, kanë udhëtuar sot drejt kryeqytetit të për të ndjekur nga afër në “Qemal Stafa” këtë përballje të rëndësishme të përfaqësueses tonë për rrugën e saj drejt botërorit Brazil 2014.Nëpërmjet këtyre fotografive po ju sjelli atmosferën që ka mbizotëruar gjatë gjithë ditës në Tiranë.
SHEKULLI

Add new comment