Kavajë, projektet fshijnë “dy gishtat”

Prezantohen planet për sheshin kryesor të xhaminë. Propozimi: Në vend të tij, një hark triumfi
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Sheshi është konceptuar si një shesh shumëfunksional në harmoni me xhaminë dhe jetën komunitare të qytetit
“Dy gishtat”
Në asnjë prej katër projekteve të prezantuara nga studio arkitekturore shqiptare dhe italiane nuk është përfshirë ruajtja e këtij monumenti
Të dhëna
Rroshi - Ky është një projekt me vlerë 8 milionë euro që shumë shpejt me të ardhur në pushtet njerëzit që e duan dhe respektojnë Kavajën do të nisë realizimi
Projektet - Elementët romanë dhe otomanë ndërthureshin bukur në dy prej projekteve duke ridimensionuar sheshin dhe bulevardin në vazhdim të tij
Vali Qyrfyçi
Monumenti i dy gishtave në Kavajë nuk do të jetë pjesë e qendrës së këtij qyteti në të ardhmen. Në asnjë prej katër projekteve të prezantuara nga studio arkitekturore shqiptare dhe italiane nuk është përfshirë ruajtja e këtij monumenti, ndërsa është pritur me interes të madh nga qytetarët prezantimi i parë publik i projekteve për sheshin qendror dhe rindërtimin e xhamisë “Kubelije” në Kavajë. Sheshi është konceptuar si një shesh shumëfunksional në harmoni me xhaminë dhe jetën komunitare të qytetit.
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Harku - Njëri prej projekteve, i kryesuar nga Klement Kolaneci, parashikon zëvendësimin e monumentit të dy gishtave me një Hark Triumfi për Kavajën
“Monumenti, gozhdë Nastradini”
Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, shprehet se Kavaja e meriton një rikonceptim të qendrës së vet dhe se monumenti aq shumë i diskutuar i kohëve të fundit do të zëvendësohet nga një tjetër monument që do të simbolizojë qytetin dhe vlerat e tij:
“Kjo është faza e parë e përzgjedhjes së projektit fitues për transformimin e qendrës së Kavajës dhe zgjerimin e xhamisë. Ky është një projekt me vlerë 8 milionë euro që shumë shpejt me të ardhur në pushtet, njerëzit që e duan dhe respektojnë Kavajën do të nisë realizimi. Monumenti i dy gishtave as i tillë nuk është. Ai do të zëvendësohet nga një tjetër monument, bazuar në idenë e studios projektuese që do të fitojë në përfundim të fazës së dytë. Monumenti është një gozhdë Nastradini me të cilin Berisha është tallur për 23 vjet”, tha kryebashkiaku Elvis Rroshi.
Prezantimet e planeve
Në fund të prezantimit të projekteve në pallatin e kulturës “Kavaljon”, qytetarët kanë marrë pjesë në diskutime, duke u ndalur dhe në detaje të projekteve të paraqitura, duke vlerësuar gjerësisht faktin që për herë të parë në mbi 20 vjet demokraci u merret mendimi për projekte që kanë të bëjnë me qytetin dhe zhvillimin e tij. Katër projektet e paraqitura kanë ofruar idetë përkatëse për ndërtimin e një xhamie më të madhe në qytet, si dhe ofrimin e hapësirave publike çlodhëse për qytetarët dhe vizitorët e saj. Elementët romanë dhe otomanë ndërthureshin bukur në dy prej projekteve duke ridimensionuar sheshin dhe bulevardin në vazhdim të tij. Njëri prej projekteve, ai i grupit të arkitektëve të kryesuar nga i mirënjohuri Klement Kolaneci, parashikon zëvendësimin e monumentit të dy gishtave me një Hark Triumfi për Kavajën, mbi të cilin do të qëndrojnë dy kuaj, si simbol i qytetit dhe emrit të tij.
Përplasja
Deklaratat e krerëve të PS-së dhe PD-së për “dy gishtat”
Rama: Monumenti, një shëmti
Berisha: Mjerë kush e prek
Dy krerët e partive kryesore në vend, Edi Rama i PS-së dhe Sali Berisha, i PD-së, i pari aspiron për postin e kryeministrit dhe i dyti kërkon mandatin e tretë rresht, janë “përplasur” në distancë për monumentin në qendër të qytetit të Kavajës. Kryesocialisti ka pasuar fjalët e kreut të Bashkisë së Kavajës, sipas së cilëve, monumenti do të hiqet, pasi ai është një shëmti estetike. Megjithatë, i ashpër ka qenë reagimi i kryeministrit aktual, i cili tha se “monumenti është historik dhe po ta deklaroj, mjerë ai që do të guxojë ta prekë”.
Edi Rama
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka komentuar edhe një nga çështjet më të debatuara të këtyre ditëve, heqjen e monumentit të “dy gishtave” në Kavajë. Rama tha se ai monument është një shëmti estetike, duke nënkuptuar se monumenti do hiqet. “Ai nuk ka lidhje me simbolin, por me formën, Kavaja nuk e meriton. Sheshi ‘Demokracia’ ka qenë dhe do të mbetet, demokracinë nuk e solli Saliu, por studentët, intelektualët, shqiptarët, era e ndryshimit, Kavaja ka një rol shumë të madh”, tha Rama. Sipas tij, i takon bashkisë e kreut të saj të zgjedhur me vullnetin e popullit, dhe jo Berishës, se çfarë do të bëhet me sheshin në Kavajë dhe projektet për të. “Ne kemi thënë dhe i qëndrojmë asaj që kemi thënë, jemi në bashkëpunim me kreun e bashkisë që do ta rindërtojmë këtë”, tha Rama.
Sali Berisha
Gjatë një mitingu elektoral në Kavajë, kreu i PD-së, Sali Berisha, reagoi ashpër në lidhje me deklaratat e kryetarit të PS-së për heqjen nga Kavaja të monumentit simbol të “dy gishtave” kushtuar lëvizjes së parë demokratike në Shqipëri, që u zhvillua më 25 mars 1990. “Ky është sheshi i historisë, monumenti është historik dhe po ta deklaroj, mjerë ai që do të guxojë ta prekë. Ai do t’u kalojë brezave si dëshmi e burrave dhe grave që bënë historinë e lirisë”, deklaroi kryeministri. Sipas Berishës, me deklaratat në Kavajë kundër simboleve të lirisë, kryetari i PS-së shpalli platformën e urrejtjes ndaj demokracisë. “Kavaja është gracka ku hoqe çdo maskë shpalle platformën e urrejtjes ndaj lirive, demokracisë, përmendores së lirisë dhe kombit shqiptar. Erdhe në Kavajë, hoqe maskën, tregove veten i biri i të atit, por Kavaja të njeh mirë. Ty që të tmerron përmendorja e heroizmit të Kavajës dhe shqiptarëve, sikur të imagjinosh një monument të bërë copa, do imagjinosh veten pa këpucë, i zbathur, duke ecur mbi ato copa”, deklaroi Berisha.
SHQIP
Add new comment