Ardian Prrenjasi ndryshon dëshmi: Nuk kam lidhje me zhdukjen e Julian Çelës

Postuar në 09 Qershor, 2013 11:46

Gjetja e trupit të 11-vjeçarit Julian Çela duket se nuk do të ndodhë, duke qenë se i dyshuari për vrasjen dhe zhdukjen e tij, Ardian Prrenjasi, ka ndryshuar për të disatën herë dëshminë e vet.

Gjatë një takimi që ka pasur me të vëllanë, sipas gazetës “Panorama”, Prrenjasi e ka mohuar që të ketë lidhje me vrasjen dhe zhdukjen e Julianit.

Nuk e kam vrarë unë Julian Çelën dhe nuk kam lidhje me zhdukjen e tij”, i ka thënë Prrenjasi të vëllait, ndërkohë që deri më tani kishte thënë të kundërtën.

Në rast se e mohon vrasjen dhe zhdukjen e 11-vjeçarit, Prrenjasi mund të dënohet vetëm për ngacmime seksuale, duke qenë se policia dhe prokuroria nuk kanë arritur dot të gjejnë prova për zhdukjen e Julian Çelës dhe kanë vetëm dëshminë e Prrenjasit, e cila tashmë ka ndryshuar./b.l

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.