Sarandë, Berisha: Brenda vitit finalizohet procesi i tapive

Postuar në 09 Qershor, 2013 11:48

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me fermerë të Metoqit në Sarandë ditën e sotme. 

Ai, deklaroi në fjalën e tij se Partia Demokratike është një forcë politike e taksave të ulëta. Kreu i qeverisë vlerësoi se taksa e të dhjetës është taksa më e ndershme, madje e etiketoi atë si një taksë të shenjtë.

“Ne bëjmë gjithçka që ju me djersën tuaj të fitoni më shumë. Ne jemi force politike e taksave të ulëta, Taksa e te dhjetave është taksa më e ndershme. Është taksë e shenjtë”, tha Berisha. 

Kryeministri u premtoi banorëve të zonës se brenda vitit do të finalizohet procesi i shpërndarjes së hipotekave dhe regjistrit dixhital të tokës. 

“Tapitë do të finalizohen brenda këtij viti dhe ne do ta bëjmë këtë patjetër. I kemi marrë të gjitha masat , ka filluar procesi dhe kryetarët e komunave kanë marrë vetëdije për këto akte duke i vlerësuar”, shtoi kryeministri. Më tej ai tha se do të shohë të gjitha mundësitë në Ministrinë e Bujqësisë të ketë përfaqësues nga Saranda. 

“Jam dakord me ty, se Saranda dhe Delvina ka potencial turistik dhe bujqësor dhe do bëjmë gjithçka për të shumëfishuar prodhimin bujqësor dhe elektoral. 

Drejtoria do të transferohet këtu. Bordi i kullimit do krijohet këtu sa i takon përfaqësues së Ministrisë së Bujqësisë nga anët tuaj ,do ta shoh dhe do ta bisedoj këtë mundësi”, tha Berisha, teksa shtoi se politika e Ramës bie në kundërshtim me interesat e fermerëve. 

 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.