Erdogan, thirrje mbështetësve: Protestuesit, plaçkitës. Jepuni leksion në zgjedhjet lokale

Postuar në 09 Qershor, 2013 14:53

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka dënuar sërish protestuesit anti-qeveritarë, duke i quajtur “plaçkitës” dhe i bëri thirrje mbështetësve që t’u “japin protestuesve një leksion” gjatë zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm.

Erdogan i bëri këto komente, në qytetin jugor të Adanasë, ku janë përleshur të shtunën në mbrëmje protestuesit pro-dhe anti-qeveritarë.

Erdogan iu bëri thirrje mbështetësve të tij që të mos angazhohen në dhunë, nderkohe qe protestat në Turqi kanë hyrë në ditën e dhjetë.

Dhjetëra mijëra demonstrues ishin në rrugët e Stambollit të dielën, nderkohe qe janë zhvilluar demonstrata në Ankara, Izmir, dhe qytete të tjera.

Në Stamboll, protestuesit dogjën goma dhe hodhën fishekzjarre ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës.

Qeveria këmbënguli të shtunën se protestat ishin “nën kontroll”. Dy protestues dhe një oficer policie janë vrarë gjatë 10 ditëve të protestave.

 

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.