Velipojë, Berisha: Nuk ju dëmshpërblyem për përmbytjet, kishim vështirësi

Postuar në 10 Qershor, 2013 08:04

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, zhvilloi një takim elektoral në Velipojë nga ku premtoi se, do të dëmshpërblehet çdo metër katror i përmbytur. Ai pranoi se nuk mundi dot t’ua e jepte dëmshpërblimet të dëmtuarve, për shkak se KESH-i, sipas tij, ka qenë në vështirësi. 

"Keni patur probleme përmbytjeje. Do të paguhet çdo qindarkë. Nuk ua paguan qeveria, ua paguan ligji. Qëndrojmë garant se kjo do të zbatohet. 

Nuk u zbatua dot deri tani, pasi KESH-i ishte pothuajse në prag falimentimi, për shkak të prurjeve dhe tani që është në gjendjet mirë,  do të shlyejmë të gjithë një për një”, theksoi Berisha.

Velipoja sipas kryeministrit, po merr një furnizim të shkëlqyer, siç e cilësoi ai. “Ne shumëfishuam furnizimin tuaj me energji, që të prisnit sa më mirë turistët dhe vizitorët”, shtoi Berisha. 

Gjatë fjalës së tij ai tha se do të kompensohet në gjithë ish-të përndjekurit politikë, por u kërkoi atyre durim. Berisha tha se çdo njeri ka të drejtë absolute të kërkojë pronën e vet dhe për këtë arsye qeveria ka përcaktuar vlerën e tregut. 

"Shumë vende nuk kanë ndjekur këtë rrugë, kanë ndjekur rrugën simbolike të kompensimit të pronës dhe ka edhe gjykime nga Gjykata e Strasburgut. 

Por zgjedhja jonë është më e ndershme", theksoi Berisha. "E njëjta gjë është edhe me të përndjekurit, unë kam ndjeshmëri shumë të madhe ndaj tyre, por ne kemi zgjedhur rrugën e kompensimit maksimal dhe nëse do ta bënim më pak do t'i ofendonim ata". 

"Jam interesuar, këto kohë për ndryshimet ligjore që duhen bërë dhe duhen bërë patjetër, pasi janë në favorin  e tyre. 

Shtohen 8 mijë dosje tek të përndjekurit dhe ne i qëndrojmë të drejtës ashtu siç është. Ne do të bëjmë gjithçka për kompensimin sa më të shpejtë të ish-përndjekurve dhe ish-pronarëve”, përfundoi Berisha. 

Teksa, foli për turizmin, ai tha se do të dyfishohen të ardhurat nga ky sektor në mandatin e ardhshëm qeverisë. Ai nuk nguroi as të sulmonte kreun e opozitës, duke thënë se alternativa tjetër, ofron vetëm nxirje të djersës së punës. 

"Alternativa tjetër është alternativa e nxirjes së çdo pike djerse që ju derdhni. Nuk ka shqiptar që nuk konstaton që janë bërë ndryshime të mëdha sot, nga Hani i Hotit zbret ne Konispol me rrugë te reja, nuk ka shqiptar që nuk sheh qindra mijëra vila të ndërtuara”, u shpreh Berisha. 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.