Kukës, gjykata lë të lirë biznesmenin Sejdia

KUKES- Gjykata e Kukesit ka pushuar ceshtjen ne ngarkim te biznesmentit kosovar Hajdin Sejdia, duke e lene ate te lire.
Vendimi eshte marre sot, nderkohe qe ne seance ka qene i pranishem edhe ai. “Prokuroria ka kerkuar shuarjen e mases se sigurise dhe lkenien e tij te lire, duke thene se ne ngarkim te tij nuk ka asnje ceshtje penale”- raporton “News 24″.
Me heret, Sejdia u arrestua në burg me afat 40 ditë pasi u ndalua nga Policia Kufitare e Kukësit, duke qene se rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga Drejtësia e Emirateve të Bashkuara.
Dyshohet se Sejdia ka kryer veprën penale të mashtrimit të një banke. Hajdin Sejdia dyshohet se ka falsifikuar pasaportën me emrin Avni Sejdia, dokument me të cilin tentoi të udhëtonte në drejtim të Kosovës në momentin që u arrestua.
Burimet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë theksojnë se ai ka hyrë në Shqipëri nga një vend fqinj në vitin 2010 dhe prej asaj kohe nuk ka ndonjë lëvizje të tij.
“Në këtë kohë hyrja është regjistruar në kufi, por personi nuk ka qenë në kërkim. Shpallja e urdhër-arrestit nga Interpoli është bërë në vitin 2011 dhe në momentin e parë që ai kaloi në sistem u identifikua”, thanë burimet e Policisë.
PANORAMA
Add new comment