Rama –minoritarëve: Asnjë votë për Spiro Kserën, ka tradhtuar dhe diskretituar çështjen tuaj

Kreu i PS-së Edi Rama u ka bërë thirrje sot minoritarëve të Dervicanit të mos japin më asnjë votë për Spiro Kserën, pasi ai e ka tradhtuar dhe diskretituar çështjen e tyre.“Mos i jepni asnjë votë atij Spiro Kserës, këta lloj tradhtarësh i kam zët, që përfaqësojnë një interes më të madh se një parti, që morën votë për të mbrojtur interesat e minoritarëve dhe e katandisin besimin thjesht në një kartëmonedhë për të bërë pazar, për të zënë një karrige që i bën fresk Saliut e për të shtuar ca kile më shumë. Nuk e di pse duhet ta votoni Spiron, 8 vjet nuk ka bërë asgjë për ju. Tani që PD do humbasë, ç’ju duhet Spiro juve? Pse ta hidhni votën dëm për një personazh qesharak, e ka diskretituar kauzën tuaj. Interesi juaj shkon përtej partive”, tha Rama. Keni vetëm një zgjidhje tha ai, “Ose mbani Spiron e Saliun në qafë o qeverinë në krahë dhe unë ju zotohem se problemet tuja do jenë edhe të miat”.
MAPO
Add new comment