Teknologjia e dështuar për zgjedhjet, 4 milionë euro shkojnë dëm

Projektet eksperimentale për numërimin elektronik të fletëve të votimit në qarkun e Fierit dhe kontrollin e kartave të identitetit në qarkun e Tiranës janë të dështuara dhe nuk ekziston thuajse asnjë mundësi për aplikimin e tyre më 23 qershor.
Por shuma mbi 4 milionë euro e paguar për teknologjinë, është alokuar dhe mund të quhet e konsumuar, shkruhet në gazetën Shqip.
Kompania INDRA do të përfitojë fonde të rëndësishme, edhe pse dy projektet e numërimit elektronik të fletëve në Fier dhe identifikimit elektronik të votuesve në qarkun e Tiranës mund të dështojnë.
Deri më tani kompania INDRA do të përfitojë mbi 80% të mbi 4 milionë eurove që parashikohen në total nga kontrata e nënshkruar me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Projekti SEN i numërimit elektronik me kompaninë spanjolle INDRA ka koston totale 1.381.075 euro.
Ndërsa projekti SEV, i identifikimit elektronik të zgjedhësve në qarkun e Tiranës, ka koston e 2.660.995 eurove.
Kontrata është e specifikuar në mënyrë të tillë që kompania INDRA paguhet për çdo proces që ajo ndërmerr, duke përfshirë edhe testet e përgjithshme. Në total këto dy projekte kushtojnë 4.042.070 euro.
TEMA
Add new comment