Berisha: Nisma e Ramës për heqjen e TVSH e rrezikshme, dëmton prodhimin vendas

Postuar në 12 Qershor, 2013 08:32

Kryeministri i vendit, Sali Berisha inauguroi ditën e sotme nisjen e punimeve të rrugës Gostimë-Gjyralë-Belsh në Elbasan, duke premtuar para banorëve të zonës trefishim të granteve për fermerët dhe para në dorë nga TVSH-ja për kimikatet dhe materialet që përdoren për prodhim.

Berisha theksoi se investimet e shumta që janë bërë nga qeveria në infrastrukturë përmirësojnë jetën e qytetarëve.

”Rruga që ne po inaugurojmë sot që do të jetë korridor i fuqishëm tregu me Elbasanin, me kryeqytetin së shpejti. Rruga që inaugurojmë sot dhe të gjitha rrugët që kemi asfaltuar në qarkun e Elbasanit janë zhvillim, shkollat e rindërtuara në 4 fshatrat e komunës Gostimë janë zhvillim. Është një përpjekje e përbashkët për zhvillim”, tha kryeministri.

Berisha sulmoi sërish kryetarin e opozitës Edi Rama, në lidhje me premtimin e tij për heqjen e TVSH-së për produktet bazë ushqimore, nismë të cilën e cilësoi të rrezikshme dhe që dëmton prodhimin vendas.

“Rama premton një gjë shumë të rrezikshme, të heqë TVSH-në për grurin, për qumështin, për vezët, për vajin, për miellin. Por kjo dëmton prodhimin vendas, sepse fermerët nuk do të kenë asnjë leverdi për të punuar, pasi produktet e importuara do ta shkatërrojnë prodhimin e tyre. Nuk ka politikan në Europë që të dëmtojë prodhimin vendas siç kërkon të bëjë Rama”, tha Berisha.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.