OKB: 10.5 milionë fëmijë punojnë si shërbyes

Postuar në 12 Qershor, 2013 08:37

Rreth 10.5 milionë fëmijë në mbarë botën punojnë si shërbyes në shtëpitë e njerëzve të tjerë dhe nganjëherë në kushte të rrezikshme ose të ngjashme me skllavërinë. 

Shifra eshte bere publike sot, në Ditën Botërore kundër Punës së Fëmijëve, nga Organizata për Punë e Kombeve të Bashkuara.

Nderkohe qe ne vendin tone, sipas CRCA, raportohet se punojne mbi 50 mije femije. 

Raporti thotë se 6.5 milionë fëmijë punëtorë janë në mes të moshës 5 dhe 14 vjeç, ndërsa më shumë se 71 për qind janë vajza.

Po sipas raportit, familjet në zonat rurale të Pakistanit dhe Nepalit janë nganjëherë të detyruara të dërgojnë fëmijët e tyre të punojnë në shtëpitë e njerëzve të tjerë, për të paguar borxhet.

Organizata për Punë vë në pah se probelmi është veçanërisht i rëndë në Afrikën sub-sahariane. Ajo thotë se fëmijët, që janë të detyruar të pastrojnë, gatuajnë dhe bëjnë detyra të tjera jashtë shtëpive të tyre, janë të cenueshëm ndaj dhunës fizike, psikologjike dhe seksuale.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.