Gazmend Dibra nuk mjaftohet vetëm me ushqime, presion policëve të burgjeve të votojnë PD

Postuar në 12 Qershor, 2013 14:49

Kandidati i PD-së për qarkun e Tiranës nuk është mjaftuar vetëm me shpërndarjen e ushqimeve për t’u zgjedhur deputet, por është duke u bërë presion vartësve të tij në Drejtorinë e Burgjeve, për të votuar PD-në.

Ka qenë Valentin Macaj, kryetari i Konfederatës së Punonjësve të Policisë, ai që ka denoncuar presionin ndaj punonjësve të policisë për të votuar PD-në.

“Ka presion në Policinë e Shtetit për të votuar PD. Gazmend Dibra detyron policët e burgjeve të votojnë PD. Drejtori i burgjeve i detyron policët të plotësojnë lista partiake”, ka denoncuar ai.

“Kryeministri i dha pushtet absolut në mbledhjen me dhunë në mitingje të policëve e nëpunësve të thjeshtë në Drejtorinë e Burgjeve. Policë të trembur na kanë treguar sesi funksionon skema e listave familjare për çdo punonjës në këmbim të vendit të punës dhe sesi rekrutohet stafi i ri pa pasur arsimin përkatës. Qeveria në largim ka zgjedhur presionin e gjithanshëm ndaj Policisë së Burgjeve me anë të “mashës” me nr.20 që mban në mënyre të paligjshme, “2 kunguj nën një sqetull”, postin e Drejtorit të Burgjeve njëkohësisht dhe kandidat i qeverise në zgjedhje, të dalë ditën për diell para qindra mijëra shqiptarëve duke dhënë pako në favor të votës “44”!,” tha Valentin Macaj.

“Fiks Fare” publikoi një ditë më parë skandalin me shpërndarjen e ushqimeve nga ana e Gazmend Dibrës, në këmbim të votave për PD-në./b.l

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.