Berisha: Rama i kompleksuar nga origjina e qytetarëve

Postuar në 12 Qershor, 2013 15:00

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama se është i kompleksuar nga origjina e qyterëve shqiptarë.

Në një miting të zhvilluar në Njësinë 11 në Tiranë, zonë e populluar kryesisht me të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, Berisha akuzoi Ramën se i ka braktisur për 11 vjet, ndërsa ishte në krye të Bashkisë së Tiranës.

“Rama jam këtu të të them vetëm një fjalë; Shpesh ti je i kompleksuar me origjinën e qytetarëve. Je i gabuar, nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, qytetarët kërkojnë vetëm një gjë nga politikanët, ndershmëri dhe trajtim të barabartë. Pa pyete veten çfarë bërë për 11 vjet për këta qytetarë, të cilët ndërtuan këtu ëndrrën e tyre?”- u shpreh kreu i qeverisë.

Po ashtu kreu i qeverisë, foli edhe për atë që ai e quajti, urrejtje të Ramës për dy gishtat.

Rama, tha ai vërsulet me urrejtje kundër dy gishtave, që sipas Berishës, përmbysën regjimin e etërve të tij, anëtarësuan Shqipërinë NATO, hoqën vizat, merituam statusin, etj.

Berisha u shpreh i sigurtë për një fitore madhështore në Tiranë, ndërsa ftoi qytetarët që të ngrejnë lart e më lart dy gishtat.

Në fjalën e tij, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha premtoi investime të mëdha në këtë zonë, si dhe mbyllje të procesit të legalizimeve.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.