I liruari nga burgu, ekzekutohet në qendër të Elbasanit

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë shënohet në qytetin e Elbasanit. Një person është vrarë me armë zjarri rreth orës 14:00, shumë pranë qendrës së qytetit, tek busti i Kristoforidhit. Ekzekutimi ndodhi në një lokal, pranë zyrave të gjendjes civile. Viktima është Hyqmet Pishai, 44 vjeç, një ish-i dënuar me 17 vjet burg për vrasje e kryer në bashkëpunim.
Sipas policisë në vendin e ngjarjes janë dëgjuar 7 të shtëna me armë zjarri, ndërsa mbetet ende i paidentifikuar personi që qëlloi në drejtim të 44-vjeçarit.
Nga të shtënat ka mbetur e plagosur dhe një kalimtare, Lindita Calladej e cila ndodhet në spital. Pista e hetimit është ajo e hakmarrjes për shkak të krimit të kryer nga viktima disa vjet më parë.
SHEKULLI
Add new comment