Tahiri: Hetim në çdo brinjë të Gaz Dibrës, po ble votat e qytetarëve

Deputeti socialist, Saimir Tahiri, akuzon drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, Gazmend Dibra për blerjen e votës së qytetarëve. “Hetim në çdo brinjë të Gaz Dibrës dhe gjithë ju të tjerëve që bleni votat e qytetarëve në këmbim të varfërisë dhe skamjes ku i keni lënë vetë! Gaz Dibra dhe ju të tjerët, sot mbase keni imunitetin e pushtetit. Nesër jo! Para drejtësisë duhet të shkoni, për këto dhe të tjera! Praktika e sharlatanëve që blejnë lirinë e qytetarëve, nën kërcënimin e pengmarrjes nga hallet ku vetë i kanë lenë, është kamzhiku modern i pushtetit. Dhe është praktika që duhet të marrë fund menjëherë pas 23 Qershorit! Kodi Penal i RSH Neni 328 Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve .Ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, bërja e premtimeve për vende pune ose për favorizime të tjera në cilëndo formë, me qëllim që të marrë firmën për paraqitjen e kandidatit, për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në dy vjet.”- shkruan Tahiri në “Facebook”.
MAPO
Add new comment