BE-ja ndërmerr nismën finale për rikthimin e normalitetit në KQZ

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Takimi - Dje pasdite, Sequi ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Arvizu, ku është diskutuar për bisedimet me PS-në dhe LSI-në.
Berisha - Kreu i BE-së në Shqipëri, Sequi, duket se përpara takimit me dy drejtuesit e së majtës kishte pasur një takim me Berishën, ku ky i fundit i kishte shprehur shqetësimet e tij.
ODIHR - Takime të rregullta, ambasadori Sequi ka zhvilluar dhe me drejtuesen e misionit të ODIHR, Conny McCormack për të diskutuar mbi situatën dhe për të koordinuar veprimet.
SHBA - Mjaft aktiv në këtë situatë është shfaqur dhe ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu, i cili dy ditë më parë theksoi se ishte i shqetësuar për atë çfarë po ndodhte me KQZ-në.
Brukseli
Për të shmangur skenarin e rëndë, Sequi takon Ramën dhe Metën, sot negociatat me Berishën
Fatjona Mejdini
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi ka marrë misionin nga 27 vendet anëtare të unionit, për t’i informuar përmes një raporti për situatën parazgjedhore dhe atë çfarë pritet të ndodhë pas procesit të shpalljes së rezultateve. Në këtë kuadër, Sequi nisi dje takimet për të “matur temperaturën” mbi çështjet e rëndësishme zgjedhore tek dy forcat kryesore të opozitës, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Burimet bëjnë të ditur se dy ishin shqetësimet kryesore të cilat Sequi i ndau gjatë takimeve të ndara që zhvilloi dje me Edi Ramën dhe Ilir Metën. Çështja e parë dhe më kryesore ishte ajo e nevojës urgjente për ta rikompozuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me shtatë anëtarë nga katër që ka aktualisht. Një tjetër çështje kryesore ka qenë dhe qëndrimi i opozitës pas procesit të numërimit të votave dhe nevoja për të pranuar rezultatin që vjen nga një proces i rregullt. Kjo çështje mësohet se është diskutuar nga Sequi në kuadër të deklaratave të herëpashershme të kryeministrit Berisha se opozita po përgatit skenarin e mosnjohjes së rezultatit të zgjedhjeve në rast të fitores së PD-së. Çështje të tjera të diskutuara kanë qenë ato të infrastrukturës zgjedhore si dhe ato që lidhen me incidentet në fushatë dhe presionin ndaj qytetarëve për të votuar një parti të caktuar. Burimet bëjnë të ditur se të dy liderët e së majtës i kanë bërë të qartë ambasadorit se për çështjen e KQZ-së, nismën për riformatim duhet ta marrë kryeministri Berisha dhe se e majta do të njohë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe nuk mund të tolerojë asnjë manipulim të tyre.
Sequi
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, e nisi dje misionin e tij me një takim në selinë e PS-së me kryetarin e kësaj partie, Edi Rama. “Pata një takim me zotin Rama. I mandatuar nga ambasadorët e Bashkimit Europian, unë po bëj një sërë takimesh me udhëheqësit politikë. Arsyeja është të shkëmbejmë pikëpamjet dhe të shprehim pikëpamjen tonë mbi procesin zgjedhor. Diskutuam edhe për çështjen e KQZ-së mes shumë çështjesh të tjera. Pozicioni ynë tashmë është i njohur, KQZ ka katër anëtarë, por në mënyrë që të marrë disa vendime KQZ duhet të ketë më shumë se katër anëtarë”, deklaroi Sequi në lidhje me misionin e tij parazgjedhor, pas takimit me kreun e PS-së, Edi Rama.
Qëndrimet
Burimet bëjnë të ditur se kreu i opozitës, Edi Rama, ka theksuar qëndrimin e palëkundur të PS-së se është e gatshme të kontribuojë për konstituimin e KQZ-së vetëm në rast se kryeministri Berisha pranon t’i kthejë legjitimitetin e rrëmbyer këtij institucioni. Për çështjen e pranimit të rezultatit, Rama mësohet se ka theksuar se opozita nuk do të lejojë manipulim të zgjedhjeve dhe do ta denoncojë atë në çdo moment që do të ndodhë. Nga ana tjetër, kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka theksuar gjatë takimit me Sequin se KQZ është dhunuar në mënyrë të paligjshme nga kryeministri Berisha dhe për këtë arsye iniciativa për çuarjen në vend të situatës i takon atij. Meta tha se LSI është e bindur për fitoren e thellë të së majtës në zgjedhje dhe se kërkon që Policia e Shtetit dhe administrata shtetërore të mos keqpërdoret për qëllime elektorale.
Brukseli
Burime nga Komisioni Europian bënë të ditur dje për “Shqip” se po prisnin raportin e ambasadorit Sequi për situatën parazgjedhore dhe për atë që pritet të ndodhë pas tyre. Burimet konfirmuan shqetësimin për situatën që ka motivuar këtë mision
Vizitat
Komisioni Europian konfirmoi se në 10 ditët e mbetura përpara zgjedhjeve të 23 qershorit, asnjë zyrtar i lartë i BE-së nuk do ta vizitojë Shqipërinë, duke ia lënë në dorë raportin e situatës ambasadorit Sequi
SHQIP
Add new comment