Fier, Arvizu: Do të ketë ekip vëzhguesish nga ambasada. Të gjendet zgjidhja për KQZ-në

Postuar në 14 Qershor, 2013 06:22

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka qenë i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Fierit, nga ku zhvilloi një takim me kreun e Bashkisë së këtij qyteti, Baftiar Zeqon.

Arvizu u prit nga kryebahshkiaku dhe zyrtarë të tjerë të administratës në hyrje të godinës së bashkisë. Kjo vizitë e ambasadorit, vjen pak ditë pas dhunimit të kandidatit për deputet të FRD-së, Mit’hat Hoxhës. 

Mësohet se temë diskutimi mes kryebashkiakut Zeqo dhe ambasadorit Arvizu, ka qenë procesi zgjedhor në Fier. Ambasadori amerikan garantoi se do të ketë vëzhgues të posaçëm në Fier.

 Sipas Arvizus, ekipin e vëzhguesve në Fier do ta kryesojë zv/ambasadori. Ai nënvizoi se Ambasada Amerikane, do ta vëzhgojë nga afër procesin e votimit dhe të numërimit.

“Do vëzhgojmë nga afër procesin e votimit dhe të numërimit në Fier. Ambasada do të ketë vëzhguesit e saj,” tha Arvizu pas takimit me kryetarin e bashkisë Baftjar Zeqo në ambientet e bashkisë së Fierit.

Ndër të tjera, Arvizu shprehu keqardhje për sitatën e KQZ-së, e cila vazhdon të funksionojë me katër anëtarë, kur për certifikimin e zgjedhjeve duhen të pesë të tillë. 

"Më vjen keq që KQZ nuk është konstituuar akoma. Kjo situatë nuk e ndihmon aspak procesin zgjedhor në Shqipëri.

Për ta zgjidhur këtë ngërç duhet të ketë vullnet nga partitë, çka do të thotë, të arrihen një kompromis me sdy partive. Udhëheqësi shqiptar duhet të gjejë një mënyrë që KQZ-ja të plotësohet", tha Arvizu. 

 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.