Rama: Sipërmarrësit e PS erdhën në politikë nga biznesi, politikanët e PD u bënë biznesmenë nga korrupsioni

Postuar në 14 Qershor, 2013 11:07

Kryetari i Partisë Socialiste në një takim me banorët e Gurit të Zi në Shkodër deklaroi se Partia Demokratike, që është kthyer në një parti familjare, do të ndëshkohet me votë më 23 qershor.

Duke iu është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Berisha për miliarderët e PS-së, Rama tha se ndryshimi mes sipërmarrësve socialistë dhe anëtarëve të qeverisë është se biznesmenët e PS-së i kanë bërë paratë me bizneset e tyre, ndërsa qeveritarët janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, përmes korrupsionit.

“E keni dëgjuar shpesh Saliun që të thotë se në grupin e deputetëve të PS ka disa milionerë, madje në mënyrë të pacipë ka nxjerrë dhe një spot ku rreshtojnë portrete sipërmarrësish.

E dini kush është ndryshimi midis Tom Doshit dhe secilit prej anëtarëve të kësaj qeverie, duke filluar nga katragjyshi. Ndryshimi është ky, se Tom Doshi erdhi në politikë nga biznesi, hyri në politikë si sipërmarrës dhe paratë i kishte bërë si sipërmarrës. Në politikë shumë ka dhënë dhe asgjë s’ka marrë nga pikëpamja financiare. Këta hynë në qeveri me një kostum dhe sot janë miliarderë dhe pasanikë, jo nga biznesi, por nga korrupsioni. Ky është ndryshimi”, – tha Rama.

Kreu socialist shprehu keqardhjen që në Shkodër vijojnë përmbytjet sa herë ka reshje, pasi sistemet e kullimit dhe hidrovoret janë të shkatërruara.

Ai ironizoi deklaratat e kryeministrit se do të dëmshpërblejë me para në dorë banorët e përmbytur në Shkodër, duke u shprehur se tashmë asnjë njeri nuk i beson më gënjeshtrat e Berishës.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.