Berisha: Të dielën bashkohet Tirana me Elbasanin

Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka paralajmëruar se të dielën do të inaugurohet tuneli Tiranë- Elbasan.
Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se, ajo që deri dje dukej e pamundur, këtë të dielë bëhet realitet, Tiranë dhe Elbasani vetëm 15 minuta larg.
“Ajo qe deri dje dukej e pamundur, te dielen do te jete nje realitet i prekshem per te gjithe ne. Nga e diela Tirana dhe Elbasani do te jene me afer se kurre, vetem15 minuta. Mali i ndante deri dje, tuneli i Krrabes e ben sot Tiranen dhe Elbasanin nje. Ne bejme te verteta endrrat tona!Ky eshte zhvillim! Perpara!!! Sb”- shkruan Berisha në Facebook.
Autostrada Tiranë- Elbasan është projekti më i madh në infrastrukturë, pas Rrugës së Kombit.
PANORAMA
Add new comment