Meta: Komisionerët e LSI, garanci për votën

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka prezantuar sot kandidatët për deputet në qarkun e Dibrës. Në fjalën e tij, kreu i LSI është shprehur se komisionerët e LSI-së do të jenë garanti për i votës së LSI-së dhe çdo qytetari.
“Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë komisionerët e saj, do të ketë numëruesit e saj, do të ketë përfaqësuesit e saj në të gjitha KZAZ-të. Jo vetëm që do të mbrojë dhe do të garantojë votat për LSI-në por votën që do të hedhë çdo qytetar shqiptar ashtu siç i do zemra e tij. Jam i bindur se shumica e zemrave të matjanëve dhe të gjithë shqiptarëve rrahin për rrotacionin, rrahin për ndryshimin dhe duan që të ecin më shpejt”, është shprehur Meta.
Meta është shprehur se LSI dhe qeverisja e ardhshme do të punojnë për të rritur prodhimin e Kromit, e në mënyrë të veçantë për të vënë në punë metalurgjinë dhe uzinën e ferrokromit dhe për të nxitur fabrikat e pasurimit të kromit në vend në mënyrë që të punësojmë matjanët dhe shqiptarët dhe jo kinezët
PANORAMA
Add new comment