Kompania spanjolle bën përgjegjëse KQZ-në për dështimin e verifikimit elektronik të kartave

Postuar në 16 Qershor, 2013 04:10

Mësohet se kompania spanjolle Indra në letrën që ju ka përcjellë partive politike përmes KQZ-së, shprehet e gatshme për të plotësuar një pjesë të kërkesave teknike, por pret që të jetë KQZ-ja të dërgojë një shkresë zyrtare.

Sipas ekspertëve të kompanisë spanjolle, KQZ duhet t’u dërgonte më parë informacionet në lidhje me kërkesat specifike që ata kanë pasur. Edhe pse kanë mbetur vetëm 7 ditë, kompania spanjolle shprehet e gatshme për të plotësuare dhe disa prej specifikimeve që partitë kanë kërkuar, gjithmonë nëse KQZ-ja do të dërgojë një shkresë zyrtare me pretendimet e partive politike.

Burime nga subjektet politike bëjnë të ditur se të hënën pritet edhe një takim i grupit të punës. Nga shkresa dërguar KQZ-së për partitë politike, pranohet se nuk mund të plotësohen të gjithë kushtet të cilat kanë qenë pretenduar nga palët në fillim të procesit, kjo si pasojë e mosdhënies së informacionit nga institucioni përgjegjës me administrimin e zgjedhjeve, që në këtë rast është ehe autoriteti kontraktor .

Fillimisht tenderi i zhvilluar nga KQZ-ja nisi me shumë vonesë kjo për shkak të vonesave nga kreu i shtetit për caktimin e datës së zgjedhjeve. Një tjetër arsye që lidhet drejtpërdrejt me sistemin elektronik është mungesa e korrektesës së KQZ-së me firmës spanjolle INDRA, e cila ka marrë pjesë në përgatitjen e proceseve zgjedhore në rreth 290 shtete të tjera.

Në bisedën informale që kanë pasur me përfaqësuesit e partive politike, ekspertët spanjollë kanë fajësuar Komisioni Qendror të Zgjedhjeve se nuk u ka dhënë specifikimet e plota në lidhje me atë që kërkohet në procesin zgjedhor.

Firma spanjolle pretendon se në dosjen e tenderit që është zhvilluar, janë dhënë vetëm disa specifikime të përgjithshme, duke mos e vënë në dijeni fituesin për specifikimet e tjera që kërkohen për zgjedhje.

Në testin e zhvilluar pak ditë më parë, ndonëse janë shpenzuar mbi 2.7 milionë euro nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të realizuar verifikimin elektronik të zgjedhësve në kryeqytet ditën e votimit, testimi i realizuar nga kompania spanjolle INDRA nxori në pah problemet e mëdha duke filluar nga votimi dy herë i të njëjti person.

Nga testimi rezultoi se zgjedhësit kanë mundësi që të votojnë dy herë, pavarësisht masave që mund të merren. Në 2 qendra votimi kanë votuar 44 persona dhe sistemi lejonte votimin 2 herë të një personi në qendra të ndryshme. Në fakt sistemi arrinte që ruante të dhënat e shtetasve, duke evidentuar se cilët shtetas kanë votuar dy herë. Gjithsesi, identifikimi mund të realizohej vetëm pas 2 ditësh, çka është shumë vonë pasi fletët e votimit do të mund të ishin numëruar dhe llogaritur për subjektet politike.

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.