Bulqizë, tjetër minator humb jetën

Postuar në 16 Qershor, 2013 09:14

Një tjetër minator humbi jetën sot në minierën e Bulqizës e cila administrohet me koncension nga ACR-ja dhe që është pjesë e Balfin Grup. 

Ai është Bujar Suroçi, 50 vjeç. Sipas policisë lokale, ngjarja e rëndë ndodhi në nivelin e pestë të pusit nr.1. 50-vjeçari punonte si elektrovozist në transportin e brendshëm të kësaj miniere. Burime nga policia bëjnë të ditur se pas mbarimit të turnit të tretë, ai bashkë me disa minatorë të tjerë kanë hipur në ashensorin që nxjerr vagonat në siperfaqe dhe jo në ashensorin që nxjerr minatorët. 

Gjatë ngjitjes, 50-vjeçari ka kaluar në gjendje të fikti dhe është rrëzuar nga ashensori. Sipas dëshmitarëve, ai ra  në kollonën e pusit rreth 300 metra.

Ndërkohë, mësohet nga policia lokale se janë shoqëruar në komisariat 6 persona për tu marrë në pyetje rreth këtij aksidenti. Burimet thonë se ashensori që është përdorur për të nxjerrë minatorët është kategorikisht e ndaluar pasi ai shërben vetëm për të nxjerrë vagonat. 

Sipas të dhënave paraprake të policisë, është shkelur rregullorja për uljen dhe nxjerrjen e minatorëve në vendin e duhur. Gjithsesi, do të jenë ekspertët e Prokurorisë të cilët kanë vazhduar procedurat për zbardhjen e aksidentit.

Kjo ngjarje e rëndë pason atë të 12 ditëve më parë, ku 43-vjeçari Sadik Shyti u plagos dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.  
 

 

 

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.