Topi: Çdo votë e bardhë mund të nxihet nga mjeshtërit e manipulimeve

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ftoi të gjithë banorët e Kamzës dhe gjithë Shqipërisë që të marin pjesë në votime. “Çdo lloj vote e bardhë në kutinë e votimit mund te nxihet nga mjeshtërat e manipulimit të votës tha ai duke i kërkuar qytetarëve: “Në datën 23, t’i bëjmë apel të gjithëve të dalin në votime dhe të analizojnë me qetësi alternativat që i jepen, pasi vetëm kështu mund të
vendosim për të ardhmen tonë ”- tha Topi. Ai zhvilloi dje një takim me banorët e zonës së Institutit në Kamëz .
“Këtu kam studiuar dhe më pas punuar si pedagog dhe më vjen mirë që kjo zonë ka pësuar ndryshime të shumta. Gjithashtu jam i lumtur, që ju keni arritur të bashkëjetoni në mënyrë të përkryer me të gjithë banorët e zonave të tjera, duke dhënë një shembull mjaft të mirë. Në Tiranë ashtu si në të gjithë kryeqytetet e botës, banojnë njerëz të kulturave dhe mendësive të ndryshme, të cilët arrijnë të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit mes tyre siç keni bërë edhe ju përgjatë këtyre viteve. Të gjithë i duam rrugët dhe sidomos tunelin Tiranë-Elbasan, i cili është pikë strategjike për zhvillimin e vendit. Por përpara se të bëjmë rrugë duhet të llogarisim edhe koston e tyre. Sot borxhi i brendshëm ka arritur shifra marramendëse dhe institucionet ndërkombëtare japin alarmin se shumë shpejt nuk do të kemi as paga për punonjësit e administratës”,- u shpreh kryetari i FRD.
MAPO
Add new comment