Kërcënohet ekipi i "Fiks Fare"

Postuar në 16 Qershor, 2013 14:39

Një grup xhirimi i emisionit “Fiks Fare” është ndaluar dhe kërcënuar nga Garda e Republikës si edhe i janë sekuestruar pamjet filmike të xhiruara në inaugurimin që kryeministri i vendit i bëri tunelit të Krrabës paraditen e së dielës. 

Operatori Eno Cucallari është ndaluar të xhirojë pak momente para se të nisë fjalimi i kryeministrit, ndërsa në kërcënim e sipër i kanë marrë edhe kasetën që kishte xhiruar mitingun e organizuar me këtë rast nga Partia Demokratike.
 
Mesa duket këtë radhë shqetësimi nuk ka qenë pjesëmarrja në mitingje, e cila ka kohë që është në investigimin e emisionit “Fiks Fare”, por lëvizjet dhe përgatitja e vetë kryeministrit përpara fjalimit që do të mbante me këtë rast. “Fiks Fare” do ta ketë në fokusin e saj në emisionin e të hënës, si edhe do të zbulojë mënyrën se si u urdhërua për kërcënimin dhe sekuestrimin e kasetës filmike.  

Urdhëri i Gardës së Republikës është i paprecedentë dhe dhunon të drejtën që rrjedh nga kushtetuta e vendit për informim.

 

 

 

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.