Meta: Qeveria, përpjekje për të dëmtuar klimën e besimit

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta akuzoi Qeverinë se po bën përpjekje të dukshme për të dëmtuar klimën e besimit në këto zgjedhje.
Meta theksoi se LSI do të bashkëpunojë ngushtë me OSBE-ODIHR, SHBA dhe BE për të arritur standardet më të larta të zgjedhjeve.
Këtë deklaratë Meta e dha për mediat pas nënshkrimit të 'Kontratës së gjelbërt' me Zyrën për Mbrojtjen e Mjedisit.
"LSI ka qenë dhe do të jetë gjithnjë një avokate e cështjeve të mjedisit sepse nuk mund të ketë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm pa realizuar një ambient miqësor me mjedisin që na rrethon", tha Meta.
Top Channel
Add new comment